Termat e shfrytezimit



Kuvendi i Komunës – Pejë

Online Shërbimet

Termat dhe Kushtet e përdorimit
Ky dokument përshkruan kushtet e përdorimit të web faqes së Kuvendit Komunal të Pejës, për shfrytëzimin e online shërbimeve që ofrohen nga Kuvendi Komunal Pejë.

Rregullat e privatësisë
Këto rregulla përshkruajnë se si Kuvendi Komunal Pejë shfrytëzon dhe ruan informacionet të cilat i regjistroni ju gjatë shfrytëzimit të shërbimeve të Kuvendit Komunal Pejë.
Kuvendi Komunal Pejë është i përkushtuar në ruajtjen e të dhënave tuaja. Nëse ne kërkojmë të dhëna të caktuara të cilat shërbejnë për identifikimin tuaj, ju duhet të jeni të sigurt që këto të dhëna do të shfrytëzohen vetëm në përputhshmëri me këto rregulla të privatësisë.
Kuvendi Komunal Pejë mund të ndryshojë rregullat e privatësisë përgjatë kohës. Ju duhet të kontrolloni këtë faqe kohë pas kohe për ndryshime të mundshme. Këto rregulla janë në fuqi nga data 01/07/2009.

Të dhënat që ruhen
Ne mund të mbledhim këto të dhëna:

Emri

Mbiemri

Informatat kontaktuese: Adresa, e-mail

Fjalëkalimi

Numri i telefonit

Qyteti

 

Për çështje sigurie, sistemi ruan informacionet për IP adresën përmes të cilës jeni regjistruar.

 

Siguria

Në mënyrë që të ndalohet qasja e paautorizuar ne kemi implementuar procedurat e nevojshme fizike, teknike dhe proceduriale për ruajtjen dhe sigurinë e informacioneve të mbledhura online.

Çfarë bëjmë ne me informacionet e regjistruara

 

Në mënyrë që të mund të shfrytëzoni online shërbimet e Kuvendit Komunal Pejë, ju duhet që së pari të regjistroheni dhe të plotësoni fushat e kërkuara. Të dhënat e regjistruara do të shfrytëzohen nga Komuna për:

Lejimin e qasjes në shërbimet komunale

Informimin tuaj në lidhje me kërkesat e parashtruara

Për dërgimin e informacioneve të ndryshme nga puna e Kuvendit Komunal e cila është në interesin e qytetarëve

 

Kuvendi Komunal Pejë ruan të drejtën e bllokimit të një shfrytëzuesi të regjistruar, në rast të moszbatimit të kushteve të paraqitura në këtë dokument. Me këtë rast do të bllokohet qasja e atij shfrytëzuesi në online shërbimet.

Shfrytëzimi i Online shërbimeve komunale

Pasi të jeni regjistruar, sistemi do të shfrytëzojë ID (letërnjoftimin) tuaj si Emër i përdoruesit dhe Fjalëkalimin e zgjedhur nga ju – për t’ju lejuar qasjen në online shërbime.
Një përdorues ka mundësi të aplikojë për më shumë shërbime komunale, për vetvehten dhe për anëtarët e familjes së ngushtë.
Duke shfrytëzuar e-mail adresën e regjistruar, Kuvendi Komunal Pejë do të dërgojë informacione në lidhje me kërkesat e parashtruara nga ana e qytetarit.