|
|
ZIP-Pejė priti ne takim pėrfaqėsueset e OSBE-sė zyra regjionale Pejė
Zyra e informimit publik në Pejë,priti në takim konsultativ përfaqësueset e zyrës regjionale te OSBE-së në Pejë. Tema kryesore ishte mundësia e qasjes sa me te mirë te qytetarëve ne informata zyrtare dhe mundësia e botimit të një Buletini informativ. Zyrtarja për komunikim me media znj.Kumrie Shala tha se ne qe 10 vite kemi bashkëpunim të ndërsjellë me zyrën e OSBE-së por kërkesat tona shpesh kanë hasur ne vesh të shurdhet. Sa i përket qasjes ne dokumente zyrtare ne komunën tonë është e mirë dhe qytetaret përmes web-faqes janë të informuar dhe kanë qasje ne të gjitha dokumentet. Ne si ZIP,jemi për bashkëpunim ne botimin e një buletini informativ nëse kemi qasje kryesore ne hartimin dhe përpilimin e informatave qe kanë të bëjnë me Komunën dhe Drejtoritë. Data: 24.02.2010 |