|
|
Kryetari priti ne takim pėrfaqėsuesit e Shoqatės Zejtare Pejė
Kryetari Berisha priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës zejtare në Pejë,të cilët e uruan për mandatin e tij dhe si shenj nderimi i dhuruan disa punime artizanale te zejtareve pejan. Kërkesë primare e zejtareve ishte ndarja e lokacionit dhe ndihmesa ne ngritjen e një busti për dëshmoret pejan. Zejtaret kërkojnë mirëkuptim nga Kryetari për uljen e tatimit në firma dhe në pronë për shkak te gjendjes ekonomike ne vend. Zejtaret brengosen edhe për shuarjen e disa zejeve të vjetra qe kanë qenë traditë e Pejës si:zhgunagjitë,kazangjitë,briskëtaret,qylympunuesit,samargjitë etj,qe janë shuar në tersi,kurse prej 50 Saraqeve ka mbetur vetëm një dhe ai i pa stimuluar. Shoqata Muzikore e Pejës kërkon një hapësirë punuese në Pallatin e Kulturës. Kryetari i falënderoj zejtaret, por vonesat ne rregullimin e çarshisë nga vetë pronaret ka ndikuar drejtpërdrejt ne bizneset tuaja edhe si zejtar,sepse me ndërtimin e dyqaneve ne çarshi ne si komunë do ta rregullojmë infrastrukturën përcjellëse dhe do ta bëjmë ndriçimin ne mënyrë qe çarshia te punoj deri në orët e vona të natës. Për zejet ju duhet të bëni kërkesa konkrete për ruajtjen e atyre qe janë unikate dhe ne do të ju përkrahim. Për këto dhe kërkesat tjera tuajat ju duhet ti drejtoheni Bordit dhe ne do të ju përkrahim aq sa kemi mundësi. Data: 24.02.2010 |