Kryetari Ali Berisha vizitoj SH.F.”Vaso Pashė Shkodrani” nė Pejė

 

                    

Kryetari i Pejës Ali Berisha,nënkryetari Gazmend Muhaxheri,Drejtori i Arsimit Ilir Kelmendi dhe bashkëpunëtor të tjerë vizituan sot SH.F “Vaso Pashë Shkodrani” në Pejë.Qëllimi i kësaj vizite ishte mundësia e Investimeve në këtë shkollë dhe njoftimi nga afër për nevojat që ka shkolla .

E dimë gjendjen e kësaj shkolle sepse objekti është shumë i vjetër poashtu i dimë edhe kushtet tuaja për ata edhe kemi ardhur tha Drejtori i arsimit z.Ilir Kelmendi.

Kryetari Berisha ne bisedë me drejtoreshën e shkollës dhe ne pranin e arsimtarëve tjerë tha se kam ardhur këtu të njoftohem nga ju për gjendjen e kësaj shkolle dhe për te shqyrtuar mundësit e harmonizimit të investimeve edhe ne si komunë edhe mundësit e donatoreve të mundshëm. Shpresoj qe projekti i nxënësve tuaj të jetë inkurajues për shkollat tjera.

Drejtoresha e shkollës paraqiti kërkesat elementare të shkollës dhe mori zotimet e kryetarit për realizimin e tyre ne këtë vit kalendarik,duke u bazuar edhe ne procesin e decentralizimit të kompetencave dhe të buxhetit neper shkolla.



Data: 22.02.2010