N J O F T I M

 

  Komuna e Pejës,në kuptim të nenit 13  të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe të nenit 4.6 dhe 7 të Ligjit për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës nxori një Urdhëresë Administrative nr.01/2010, për rregullimin dhe vendosjen e flamujve.

Më datën 01 shkurt 2010, kryetari i Komunës Ali Berisha nënshkroi Urdhëresën Administrative për rregullimin dhe vendosjen e flamujve gjegjësisht të nenit 3 pika b e Ligjit për Përdorimin e Simboleve Shtetërore për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës.

       Në bazë të nenit 1.1 të Urdhëresës Administrative obligohen të gjitha bizneset e regjistruara dhe të licencuara nga Komuna e Pejës për rregullimin dhe vendosjen e flamujve.

Ndërsa në bazë të nenit 2.1, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës-17 Shkurt, në dyqane dhe objekte tjera afariste pronaret e tyre janë të obliguar të rregullojnë dhe të vendosin flamujt në pjesë të dukshme (në vitrinë ose shtizë).

Në bazë të nenit 3.1 rregullimi dhe vendosja e flamujve behët me data 16 shkurt,sidomos në dyqane dhe në objekte afariste qe janë në rrugët kryesore dhe ne qendër të qytetit.

      Sipas nenit 4.1 të Urdhëresës Administrative ndalohet vendosja e flamujve nëse janë të vjetruar apo te dëmtuar. Flamujt duhet të jenë të ri dhe të mirëmbajtur si dhe të vendosen në mënyrë të rregullt. Po ashtu është përgjegjësi e Drejtorisë për Punë Inspektuese që përmes sektorit gjegjës ta zbatoj këtë Urdhëresë Administrative.

   Në bazë të nenit 4.3 për mos respektimin e Urdhëresës Administrative (ndaj pronareve të dyqaneve dhe të objekteve të tjera afariste) do të shqiptohen sanksione për kundërvajtje në kuptim të nenit 17 të Ligjit për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Republikës së Kosovës.



Data: 08.02.2010