Kryetari mbajti takimin konsultativ me Drejtoret

 

 

Në udhëheqjen e kryetarit të komunës Dr.Ali Berisha u mbajt takimi konsultativ me Drejtorët e Drejtorive Komunale dhe Shefat e zyrave përkatëse.

Në Komunën e Pejës Zyra e Prokurimit dhe Zyra për kthim kanë filluar ndërtimin e shtëpive për të kthyerit dhe për raste sociale.

Drejtorati për Shëndetësi ka përpiluar statistikat e shërbimeve neper njësi dhe Ambulanca të komunës sonë,kurse shqetësimi për hedhjen e mbeturinave sanitare neper kontejner është vërtetuar se një gjest të tillë janë duke e bërë Ambulancat private. Drejtoratit të Bujqësisë ju ka ofruar një  donacion për një projekt për ndihmë fermerëve qe jetojnë gjatë terë vitit në zonat e thella malore,e ne këtë rast për banoret e përhershëm në zonën e Rugovës.

Poashtu ky drejtorat pas kërkesave të shumta të komunitetit këto ditë planifikon aksionin për eliminimin e qenve endacak.

Është shqyrtuar mundësia ligjore e shpalljes ne Ankand publik te atyre veturave qe janë grumbulluar nga Kompanitë tërheqëse(Merimangat) ne pesë vitet e fundit.



Data: 04.02.2010