|
|
Takim i Kryetarit Ali Berisha me Kolonelin Grasso
Në takimin e sotëm të kryetarit Ali Berisha me komandantin Italian të KFOR-it kol. Vinçenso Grasso u diskutua mundësia e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mundësia e vazhdimit të projektit për tretmanin e fëmijëve të sëmur jashtë vendit si dhe vazhdimi i aktivitetit të SIMIC-ut për realizimin e projekteve të vogla por të rëndësishme për komunën tonë. Kryetari Berisha duke e falënderuar kol.Grasso tha se bashkëpunimi do të jetë prioritet dhe besoj se është gjetur mënyra me e mirë e bashkëpunimit edhe me komunitetet dhe shpresojmë qe ndihma juaj të jetë e pranishme edhe në të ardhmen. Kol.Grasso tha se ne jemi ne vazhdën e transformimeve por ato janë vetëm transformime të jashtme dhe njëkohësisht kemi aktivizuar forcat e nevojshme për intervenime të shpejta. Si dëshmi për këtë kemi pasur edhe një ushtrim fushor ku jemi ndarë të kënaqur. Ju garantoj qe bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshëm me institucionet e K.K Pejë. Ne edhe ne te ardhmen do të përkushtohemi ne ndihma e veçmas për fëmijët dhe për këtë arsye në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë i kemi ftuar të gjitha Organizatat Italiane qe muajin e ardhshëm ta vizitojnë Kosovën dhe të shohim si mund të ndihmojmë më shumë në këto raste specifike,duke synuar edhe ne bashkëpunim edhe ne të ardhmen me disa Spitale. Po ashtu jemi duke punuar edhe ne mundësin e binjakëzimit të Pejës me Barin dhe organizimin e një manifestimi sportiv me të gjitha komunitetet. Në fund kryetari Berisha e falënderoj për këto iniciativa qe janë mjaftë domethënëse për Pejën dhe banorët e saj dhe i çmoj lartë investimet e Organizatave Italiane e veçmas ne shëndetësi.
Data: 01.02.2010 |