U mbajt mbledhja e Kėshillit tė Drejtorėve

 

           

     Këshilli i Drejtorëve mbajti mbledhjen e vetë të rregullt të cilën e kryesoi kryetari i Komunës z.Ali Berisha.

    Në këtë takim Këshilli i Drejtorëve miratojë kërkesat dhe rekomandimet e Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Teknike për sigurimin e mjeteve financiare për realizimin e projekteve të parapara për vitin 2010. Në vazhdim të pikave të rëndit të punës u miratuan edhe kërkesat e Sektorit për Kulturë,Rini dhe sport për realizimin e projektit për shënimin e “17 Shkurtit” Ditës së Pavarësisë në vlerë rreth 12 mijë euro.

      Poashtu Këshilli i Drejtorëve miratojë edhe kërkesat e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për nevojat e qytetareve që kanë pësuar fatkeqësi nga zjarri dhe nga shkaqet e tjera.

Këshilli i Drejtorëve shqyrtoi edhe disa kërkesa të tjera nga kompetenca e vet.

 

 



Data: 29.01.2010