|
|
U mbajt Diskutimi Publik pėr tri B.T tė komunės sė Pejės
Në kuadër të Planit Zhvillimor Urban, sot u bë hapja diskutim publik për prezantimin e Planit Rregullues Urban për tri Bashkësi Territoriale të komunës së Pejës; ”Qendra”, “Kapeshnica”,dhe Karagaçi. Hapjen e diskutimit publik e bëri nënkryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ndërsa prezantimin e këtij plani e beri Prof. Ilir Gjinolli më bashkëpunëtor njëherit kontraktues i këtij plani.
Në vazhdim të diskutimit publik prof Gjinolli më bashkëpunëtoret prezantuan para qytetareve (në formë të sllajdeve)propozimin e planit rregullues të tri bashkësive në komunën tonë. Ky plan është paraparë midis pronareve ,investitorëve dhe komunës në bazë të ligjit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore,gjelbëruese,ngritja e kapaciteteve,shërbimeve publike,kulturore etj.
Poashtu u tha së; Plani Rregullativ Urban parashihet çdo 5 vite të rishikohet në tersi apo nëpër zona te ndryshme. Sipas prof.Ilir Gjinollit Plani Rregullues nuk parasheh rrënime por ne bazë të marrëveshjeve më komunitetin apo banoret e lagjeve parashihen ndryshime të etazhitetit në bazë te tri planeve legale më Planin zhvillimor Urban,Panin Zhvillimor Komunal dhe Planin Rregullativ Urban.
Pas prezantimit të këtij plani për tri bashkësi territoriale pasuan pyetjet nga qytetaret të cilët ishin te interesuar për pronën e tyre ne këto Bashkësi Territoriale.
Në fund të këtij takimi nënkryetari i komunës Muhaxheri i njoftoi të pranishmit dhe të gjithë qytetaret së diskutimi publik është i hapur 30 ditë,dhe të gjithë ata (pronaret) të cilët kanë pronat e tyre mund te informohen dhe të bëjnë vërejtje dhe sugjerime për pronën e vet(vërejtjet duhet të jenë me shkrim).
Të gjithë të interesuarit mund ti sjellin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre të zyrtaret komunal të cilët do të presin palë prej orës 10 deri në 13:00,në sallën e Kuvendit Komunal çdo ditë pune. Data: 28.01.2010 |