|
|
Ministri i MASHT-it Enver Hoxhaj viziton Komunėn e Pejės
Kryetari i Pejës Ali Berisha dhe Drejtori i Arsimit Ilir Kelmendi priten sot Ministrin e MASHT-it Enver Hoxhaj. Kryetari Berisha paraqiti nevojat e mëdha qe ka komuna jonë,por duke i pasur parasysh kapacitetet financiare shpresojmë në një përkrahje me te mirë se në vitin e kaluar. Kërkesa jonë kryesore është në mbështetje për ndërtimin e hapësirave të reja shkollore sepse neper disa shkolla kemi edhe deri ne 45 nxënës në një klasë,poashtu kërkoj nga ju qe ta mbështetni Fakultetin e Biznesit në Pejë.
Ministri Hoxhaj duke i uruar Kryetarit mandatin e dytë,kërkojë qe në komunën e Pejës të hapet debati për ligjin e ri për Arsimin, i cili se shpejti pas rekomandimeve edhe nga komunat do te shkoj në Kuvend për aprovim.
Jemi të interesuar qe ne vitin 2011 arsimi i mesëm në Kosovë të jetë obligativ dhe njeherit të gjitha shkollat të kenë gjirollogarinë e vetë direkt nga ministria për shpenzimet administrative. Ministri Hoxhaj poashtu shprehu interesim edhe për mundësin e privatizimit të Shërbimit të mirëmbajtjes duke aluduar ne shërbime me efikase. Pra, me një fjalë po synojmë një decentralizim me të madh dhe kalim te kompetencave dhe përgjegjësive te Drejtoret e Shkollave.
Kryetari Berisha në fund duke e falënderuar ministrin Hoxhaj tha se do ta shqyrtojnë me kujdes këtë projekt ligj, do ta debatojmë me drejtoret e shkollave dhe do të jemi përkrahës të ndryshimeve për ta ngritur nivelin e Arsimit në komunën tonë. Por,po e parashtroj edhe nevojën e hapjes se një Universiteti në Pejë me disa drejtime si Bujqësia,turizmi dhe disa të tjera qe i përgjigjën komunës tonë.
Pas këtij takimi ministri Hoxhaj i shoqëruar nga Drejtori i Arsimit në Pejë z.Kelmendi vizituan disa Shkolla fillore dhe te mesme të Pejës. Data: 25.01.2010 |