|
|
Urbanizmi
L E J A E N D Ë R T I M I T
Për tu furnizuar me leje ndërtimi duhet të aplikohet për leje urbanistike,kërkeses(formularit)duhet t`i bashkangjiten këto dokumente:
Kopja e planit(Origjinali apo kopje e vërtetueme) Shiqo Kopjen e planit
Fleta poseduese më e re se 6 muaj Shiqo fletën poseduese
Fotokopje e letërnjoftimit të pronarit
Këto dokumenta i dorëzon në arhiv pronari apo i autorizuari nga pronari
Pagesa prej 10 euro për aplikim të lejes urbanistike
Pas marrjes së lejes urbanistike nga organi I Kuvendit Komunal,për aplikim për leje të ndërtimtarisë kërkohet:
Kopja e planit(Origjinal apo kopje e vertetueme)
Fleta poseduese më e re se 6 muaj
Fotokopja e lejes urbanistike
Fotokopja e leternjoftimit të pronarit
Projekti i ndërtimit në tri kopje nga Kompania e licencuar dhe që ka lejën për punë nga KK-lPër objektin deri në 450 m nuk kërkohet revidimi i projektit,ndërsa për objektet që kalojnë këtë siperfaqe kërkohet të bëhet revidimi nga një kompani e licencuar më leje pune
Pëlqimi nga ana e Korporatës elektroenergjetike
Pëlqimi nga ujësjellësi regjional
Pagesa për rregullimin e tokës ndërtimore
|