Fjala e kryetarit

a_berisha_small.jpgKam kėnaqėsinė t`u dėshiroj mirėseardhje nė ueb faqen zyrtare tė Komunės sė Pejės. Ueb faqja ėshtė njė mundėsi mė efikase pėr komunikim mė tė mire,njė afėrsi edhe me qytetarėt tanė qė aktualisht jetojnė jashtė vendit.
Tė gjithė e dimė se si ishte Peja nė vitin 1999 me mbi 12 mijė shtėpi dhe objekte tė shkatėrruara, me shumė tė vrarė, tė plagosur dhe tė zhdukur. Infrastruktura ishte tėrėsisht e shkatėrruar nga lufta dhe mos investimi pėr njė kohė tė gjatė.
Peja pas 9 viteve duket shumė mė mirė. Shtėpitė, objektet dhe shumė rrugė janė ndėrtuar dhe pėrmisuar.
Qė nga marrja e pėrgjegjėsisė pėr tė drejtuar Komunėn e Pejės unė personalisht dhe bashkėpunėtoret e mijė jemi duke punuar me ritėm tė shtuar dhe orar tė zgjatur pėr ta rregulluar edhe mė tepėr infrastrukturėn dhe pėr ti avancuar shėrbimet ndaj qytetarėve.
Nuk jemi as afėr synimet qė i kemi vu vetes dhe asaj qė qytetarėt e Pejės presin me tė drejtė nga ne. Tashmė kemi arritur tė krijojmė njė konsensus mes partive politike lidhur me zhvillimet e pėrgjithshme nė Komunėn tonė dhe kemi krijuar raporte tė mira me Qeverinė, donatorė dhe mekanizma tjerė ndėrkombėtar qė veprojnė nė Kosovė
Aktualisht ka shumė tė arritura nė shumė fusha. Kemi rritur dukshėm tė hyrat e buxhetit dhe kemi zvogėluar shpenzimet e administratės si mundėsi pėr ta rregulluar dhe organizuar edhe mė mirė jetėn e qytetarėve, ndėrsa qė viti 2008 do tė jetė vit i investimeve gjatė tė cilit nga buxheti i Komunės sonė, mjete tė qeverisė sė Kosovės dhe tė donatorėve do tė investojmė me shumė se asnjėherė mė parė. Mbi 30 km rrugė, disa km kanalizime e ujėsjellės, shumė shkolla e ambulanca si dhe shumė objekte kulturore e sportive do tė kenė pamje tjetėr gjatė vitit 2008. Tashmė jemi duke ndėrrmar masa nė rregullimin e ndriēimit dhe mbrojtjes sė ambientit, dhe menaxhimit me efikas tė pasurisė sė Komunės. Ndėrsa qė kujdesi dhe pėrfshirja pėr bashkatdhetarėt tonė do tė jetė nė nivelin mė tė lartė.
Sfidė pėr tė ardhmen do tė kemi zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve sa mė tė mira pėr investitorėt e mundshėm
Tė nderuar qytetarė
Ndihma juaj dhe zėri juaj do tė jetė gjithnjė udhėrrėfyes pėr ne. Vetėm tė bashkuar dhe me pėrkrahjen e tė gjithėve mund tė arrijmė tek synimi i tė gjithė neve pėr ta bėrė Pejėn qytet nė tė cilin vlen pėr tė jetuar dhe pėr tu vizituar.

Rruga drejtė kėtij synimi ėshtė e vėshtir por unė dhe stafi imė jemi tė pėrkushtuar qė tė punojmė sa mė shumė dhe sa mė mirė pėr tė arritur kėtė qėllim.

Ju faleminderit.