|
|
Asambleja Komunale11.1 Kuvendi komunal miraton statutin dhe e ndryshon atė nėse konsideron se njė gjė e tillė ėshtė e nevojshme. Statuti rregullon zbatimin e pėrgjegjėsive tė komunės ashtu si ėshtė pėrcaktuar me kėtė Rregullore. Vendimi pėr miratimin apo ndryshimin e statutit miratohet me mė shumė se dy tė tretat e anėtarėve tė pranishėm nė mbledhjen tė cilėt votojnė kur shqyrtohet propozimi i tillė. 11.2 Kuvendi i komunės i miraton rregullat e procedurės dhe mund t'i ndryshojė ato nėse konsideron se njė gjė e tillė ėshtė e nevojshme. Rregullat e procedurės duhet tė sigurojnė udhėheqjen dhe kontrollin,duke pėrfshirė kontrollin efikas financiar tė administratės sė komunės. Vendimi pėr miratimin apo ndryshimin e rregullave proceduale miratohet nga mė shumė se gjysma e anėtarėve prezentė qė votojnė nė mbledhjen ku shqyrtohet propozimi. 11.3 Kuvendi i komunės nuk mund ta bartė pėrgjegjėsinė e vet pėr vendimet lidhur me: (a) Miratimin e buxhetit; (b) Miratimin e cėshtjeve tė tjera financiare tė cilat sipas statutit dhe rregullave tė procedurės i janė lėnė kuvendit; (c) Kompenzimet pėr anėtarėt e zgjedhur; (d) Raportin vjetor; (e) Miratimin, ndryshimin dhe anulimin e ligjeve lokale; (f) Krijimin e komiteteve qė kėrkohen me kėtė Rregullore; (g) Zgjedhjen e kryetarit dhe zėvendėskryetarit tė komunės; (h) Emėrimin e kryeshefit ekzekutiv; (i) Emėrimin e bordit tė drejtorėve; (j) Nivelin e pagesave dhe cmimeve; (k) Krijimin dhe pėrdorimin i simboleve, dekorimeve dhe titujve tė nderit, nė pėrputhje me rregulloret e Pushtetit Qendror; (l) Emėrtimin dhe riemėrtimin e rrugicave, rrugėve dhe vendeve tė tjera publike; (m)Bėrjen e planeve dhe marrėveshjeve nė pajtim me kapitullin 1, neni 3.6. 11.4 Kuvendi komunal mund ta autorizojė ndonjė komitet tė kuvendit, kryetarin e komunės ose kryeshefin ekzekutiv pėr tė marrė vendime. Kuvendi i komunės mund t'i revokojė kėto autorizime nė cdo kohė. Kompetenca e ngarkuar mund tė bartet edhe mė tej brenda autoritetit tė dhėnė me kėtė Rregullore. 11.5 Vendimi pėr emėrtimin apo riemėrtimin e cfarėdo rrugice, rruge apo vendi tjetėr publik duhet tė miratohet nga mė sė paku dy tė tretat e anėtarėve tė kuvendit komunal. |